Diaspora shqiptare/ Do të mbahet në Tiranë Samiti i Tretë i saj
di Redazione
02/11/2023
Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, megjithëse shumë nga qytetarët e saj janë shpërndarë nëpër botë. Por, në datat 22-23 Nëntor , Tirana mikpret diasporën sërish në atdhe.
Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i fton të gjithë në Samitin e III të Diasporës, dhe `Dita Arbëreshe` në 22 nëntor 2023, në Tiranë.
Është tashmë një traditë disa-vjeçare e organizimit të Samitit të Diasporës, ku diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.
Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për t`i rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.
``Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit,- ndan përmes një postimi Kryeministri Rama.
Le të kthehet kjo ditë në një projekt konkret për të ardhmen e dëshiruar të shqiptarëve.
Shqiptarë nga e gjithë bota, në Tiranë!
Articolo Precedente
2 Nëntori Dita e Ndërgjegjësimit për Stresin/ Strategji për t`a menaxhuar
Articolo Successivo
Kampingjet e Veçanta në Tiranë/Ja ku të kaloni një ditë ndryshe