Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Dita Botërore e Artit

15/04/2025

Dita Botërore e Artit

Më 15 prill 2025 u shënua Dita Botërore e Artit, një ngjarje ndërkombëtare e cila është vendosur nga UNESCO që nga viti 2019, me qëllimin për të nxitur zhvillimin, përhapjen dhe vlerësimin e artit në nivel global. Kjo datë e veçantë përkon me ditëlindjen e Leonardo da Vinçit, një nga figurat më të shquara të historisë së artit dhe shkencës, i lindur më 15 prill 1452.

Çdo vit, kjo ditë e veçantë përqendrohet në një temë të re. Për vitin 2025, theksi është vendosur tek fuqia e artit për të ndërtuar ura lidhëse mes njerëzve dhe për të forcuar ndjenjën e përkatësisë brenda komuniteteve.

Sipas UNESCO-s, arti është një burim i pashtershëm kreativiteti, inovacioni dhe shumëllojshmërie kulturore. Ai ndihmon në përçimin e njohurive, nxit kureshtjen dhe komunikimin ndërkulturor, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të hapur, më të lirë dhe më paqësore.

Dita Botërore e Artit u shoqërua me aktivitete të ndryshme si ekspozita, konferenca, seminare dhe evente kulturore që synuan të afronin më shumë njerëzit me artin, të promovonin larminë e shprehjeve artistike dhe të vlerësonin rolin e artistëve në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.