Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
di Redazione
28/04/2025
Sot shënohet Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve në vendin e punës, duke theksuar rëndësinë e tendencave të reja në këtë fushë.
Me këtë rast, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u bëri thirrje të gjithëve për respektimin e rregullave të sigurisë në punë.
Në këtë drejtim, Inspektorati Shtetëror i Punës ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese, për të theksuar zhvillimet dhe sfidat që lidhen me Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duke vënë theksin tek parandalimi i aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.
“Siguria dhe shëndeti në punë është e drejtë, përgjegjësi dhe prioritet për të gjithë”, tha Gonxhja.
Articolo Precedente
Zëvendësministrja e Mbrojtjes merr pjesë në Samitin Rinor të NATO-s 2025