Dita e çlirimit të Tiranës: Nderohen veteranët e luftës për kontributin e tyre në mbrojtjen e atdheut
di Redazione
17/11/2023
Çlirimi i Tiranës ishte një betejë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës.
Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerave, Sahatin, Teatrin, etj. Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.
Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas një lufte të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Në ceremoninë e kësaj dite të veçantë, kryebashkiaku Veliaj nderoi 10 veteranë të LANÇ, duke i vlerësuar ata për sakrificën e bërë me jetën e tyre për të pasur Tiranën që është sot.
Ai bëri thirrje që në nder të tyre shqiptarët të qëndronin të bashkuar. Në 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës, Erion Veliaj nderoi veteranët dhe kreu homazhe tek Ushtari i Panjohur.
Ky organizim shërbeu si reflektim dhe respekt ndaj atyre që transmetuan tek të rinjtë lirinë, vlerat dhe sakrificat.
Articolo Precedente
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve: 20 Nëntori si kujtesë e mbrojtjes së të drejtave të tyre
Articolo Successivo
Filmat Horror: Një udhëtim në botën e kalorive dhe traumave emocionale