Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Dita e enjte me reshje, moti këtë 14 dhjetor në vend

14/12/2023

Dita e enjte me reshje, moti këtë 14 dhjetor në vend

Shqipëria sot është parashikuar të ketë reshje shiu, i shoqëruar me erë të fortë në formë stuhie.

Zona veriore dhe veriperëndimore e Shqipërisë do të ketë prezencë të shtuar të tyre.

Pasdite dhe gjatë mbrëmjes intensiteti i reshjeve do të jetë më i lartë dhe në jug të territorit të Shqipërisë.

Në male pritet të bjerë borë.

Temperaturat do të rriten në mëngjes, por në mesditë do të pësojnë rënie nga 3° C në 17° C.

Në Tiranë reshjet do të jenë të pranishme dhe vlerat e temperaturave do të jenë nga 11° C në 18° C.