Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Dita e OKB-së: Mbahet ceremonia e çmimeve SDG Business Pioneers

26/10/2023

Dita e OKB-së: Mbahet ceremonia e çmimeve SDG Business Pioneers

Në Ditën e Kombeve të Bashkuara u shpall edicioni i parë i Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme.

Ceremonia e mbajtjes së çmimeve u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar ku u vlerësuan sipërmarrjet që ishin angazhuar për të krijuar një ndikim pozitiv përmes përkushtimit të palëkundur ndaj qëndrueshmërisë dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara(UN SDG-s).

Vlerësimi i 2023 përfshiu disa kategori ,që përfshinë biznese të madhësive të ndryshme me karakteristikat e veta të veçanta.

Nga 62 kompani që aplikuan paneli i posaçëm i ekspertëve ndërkombëtarë të fushës , identifikoi një fitues dhe dy finalistë.

Ja cilët ishin FITUESIT përkatës:

Sipërmarrje Micro: Fitues Active Albania ; Finalistë: Zbulo Discover Albania , Bees&Trees Biocosmetics.

Sipërmarrje të Mesme: Fitues Elite TRAVEL Group sh.p.k ; Finalistë: Etnapolimer , Fix Albania.

Sipërmarrje të Vogla: Fitues: Value Provider Commercey sh.p.k. ; Finalistë: DM Consulting Services Albania sh.p.k. dhe Pasta Livia.

Sipërmarrje të Mëdha: Fitues CredinsBank ; Finalistë: BalfinGroup , Noa Financojmë.

Sipërmarrje Ndërkombëtare: Fitues Antea Cement Sh.A ; Finalistë: Intesa San Paolo Bank dhe Vodafone Albania.

Vlerësimi i Sipërmarrjeve të Qëndrueshme në Shqipëri 2023 organizohet në kontekstin e projektit Bashkëpunim me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për SDG-të, që synon ndërgjegjësim të sektorit privat në vendin tonë për përfshirjen e SDG-ve në modelet e biznesit.