Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Dita Kuqe e Zi në Londër , Rama ndan pamjet e takimit në rrjete sociale

25/11/2024

Dita Kuqe e Zi në Londër , Rama ndan pamjet e takimit në rrjete sociale

Ditën e dielë kryeministri Edi Rama ndodhej në Britaninë e Madhe ku zhvilloj një takim me Shqipëtarët e Londrës , ai ishte një ndër takimet që Rama ka ndërmarrë të turit të diasporës.

Paraditen e sotme ai ndau pamje nga takimi dhe gjithashtu shprehu falenderime të përzemërta për të gjithë emigrantët shqiptar që morën pjesë gjat takimit.

Kyreminstri Rama i bëri po ashtu thirrje të gjithë emigrantëve që ndodheshin aty për tu kthyer dhe për të investuar në Shqipëri.

Ai po ashtu lajmëroj për "Paketën e Maleve" e cila i ndihmon investitorët që të investojnë më leht tek toka ose shtëpia e tyre , duke ulur taksat në zero për 10 vite.

"Çdo shqiptari të Britanisë së Madhe që e ka lënë pas një shtëpi të vjetër apo një truall në fshat, i them sot me plot gojën: Investo tek ajo shtëpi, tek ai truall, kursimet e tua; të ardhurat që do marrësh nga ai truall, mund të vazhdosh të rrish këtu, do të jenë më shumë të larta nga pagat që do të mbeten në fund të muajit nga dy punë këtu” , shprehu Rama.

Më tej ai deklaroi se Shqipëria është e para në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë.

Në vetëm një dekadë ne e kemi rritur mbi dy herë e gjysmë prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Është rritja më e lartë në të gjithë rajonin. Kemi trefishuar pagën minimale dhe po ashtu pagën mesatare në sektorin publik. Nga 370 euro që e gjetëm, e kemi çuar në 900 euro. Kemi rritur angazhimin në punë të forcave të punës, nga më pak se 50%, në afro 70%. Jemi të parët në rajon edhe për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë. E kishim 3324 euro, sot e kemi 10383 euro. Edhe pagat reale në sektorin privat janë rritur dhe janë plotësisht konkurruese me rajonin, sidomos në turizëm dhe në ndërtim, janë tërësisht të ngjashme me Greqinë dhe shumë afër Italisë”. Deklaroi Rama.