Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Djegie në trup: 2-Vjeçarja paraqitet në spital në gjendje shqetësuese shëndetësore

17/11/2023

Djegie në trup: 2-Vjeçarja paraqitet në spital në gjendje shqetësuese shëndetësore

Një rast i rëndë në spitalin e Tiranës, ku një e mitur është çuar në spital me djegie cigaresh në trupin e saj.

Sipas policisë shenjat e bëra janë të një kohe prej 7 ditësh para se halla e vajzes ta sillte në QSUT.

Nga hetimet e bëra, dyshimet e autorit të ngjarjes ka rezultuar i vëllai i saj , ndërkohë  pas dy ekspertimeve mjeko-ligjore ,policia ka hedhur poshtë mundësinë e një abuzimi të mundshëm seksual.

Djegiet me cigare kanë shkaktuar kruajtje dhe mosmjekimi e acarimet e mëtejshme kanë bërë që trupi i 2-vjeçares të infektohet dhe plagët të përhapen në më shumë zona .

Rasti në fjalë do t`i  përcillet shërbimit social , që për shkak të kushteve  shumë të rënduara ekonomike , do t`i heqë prindërit si kujdestarët e saj ligjorë.