Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj pret në takim delegacionin amerikan nga Departamenti Shtetit

26/11/2024

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj  pret në takim delegacionin amerikan nga Departamenti Shtetit

Linda Karçanaj sot priti delegacionin amerikan nga Departamenti Shteti ku në të ndodhej zv. Sekretarja për Byronë e Sigurisë Kibernetike Ndërkombëtare dhe Politikave Dixhitale, znj. Liesyl Franz.

Të dyja palët biseduan për një bashkpunim të ngushtë në fushën e sigurisë kibernetike në lidhje me sistemet dhe infrastrukturat e qeverisë.

Znj. Karçanaj rikonfirmoi angazhimin e AKSHI-t për të vijuar bashkëpunimin dhe shprehu falënderime për mbështetjen e ofruar, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me SHBA-në për forcimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike.

Që nga viti 2022 Departamenti Amerikan i Shtetit ka investuar në kapacitetet njerzore për të pasur një siguri kibernetike sa më maksimale , kjo është një ndihmë e vazhdueshme që ka marrë Shqipëria ndër vite nga SHBA