Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Dronë `Bayraktar`: Forcat e armatosura shumë shpejt me një teknologji të re

12/12/2023

Dronë `Bayraktar`: Forcat e armatosura shumë shpejt me një teknologji të re

Tashmë Forcat e Armatosura do të kenë një teknologji të re: dronë “Bayraktar”, që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Ky njoftim është bërë i ditur nga kryeministri Rama.

Ai tha se shumë shpejt teknologjia më e lartë e fluturimeve do të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura.

Kjo flotë, do të jetë në funksion të sigurisë kombëtare dhe Aleancës.

`Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.

Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë`, - shkruan Edi Rama.