Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Duma: Po përafrojmë mbrojtjen e pronësisë intelektuale me standardet e Bashkimit Evropian

29/04/2025

Duma: Po përafrojmë mbrojtjen e pronësisë intelektuale me standardet e Bashkimit Evropian

Zëvendësministri Sokol Duma, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Komanduar të DPPI-së, Maria Solis Kapedani, zhvilluan një takim me zëvendëspresidentin për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare të Zyrës Evropiane të Patentave (EPO), Christoph Ernst, në kuadër të konferencës së nivelit të lartë për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Në takim mori pjesë edhe drejtoresha e përgjithshme e komanduar e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), Maria Solis Kapedani.

Zëvendësministri Duma e cilësoi këtë takim si një mundësi të çmuar për të forcuar bashkëpunimin mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Zyrës Evropiane të Patentave.

“Rikonfirmuam angazhimin tonë për të çuar përpara plane konkrete dhe për të forcuar partneritetin tonë dypalësh, me synimin për të zhvilluar më tej sistemin e pronësisë intelektuale në Shqipëri dhe për ta afruar më shumë me standardet evropiane të inovacionit dhe mbrojtjes së të drejtave”, shprehu ai.