Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Durana Tech Park, epiqendra e inovacionit dhe ekselencës, shpërndan certifikatat për rezidentët e parë

02/04/2025

Durana Tech Park, epiqendra e inovacionit dhe ekselencës, shpërndan certifikatat për rezidentët e parë

Durana Tech Park është tashmë një realitet që shërben si një qendër inovacioni dhe ekselence, duke ofruar një platformë të avancuar për mbështetjen dhe fuqizimin e kompanive teknologjike, startup-eve, institucioneve akademike dhe nomadëve dixhitalë. Kjo hapësirë unike ndërthur mundësitë më të mira të inovacionit global me energjinë dhe kreativitetin shqiptar.

E pajisur me një infrastrukturë moderne, lehtësira fiskale dhe një ekosistem bashkëpunimi dinamik, Durana synon të kthehet në epiqendrën e teknologjisë dhe inovacionit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë rajonin.

Gjatë një ceremonie të veçantë, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, u shpërndanë certifikatat për rezidentët e parë të Durana Tech Park. Pasi kaluan me sukses fazat e vlerësimit, këta aplikantë tashmë janë pjesë e këtij ekosistemi në zhvillim, duke përfaqësuar: 24 kompani, 6 startup-e, 2 nomadë dixhitalë dhe 2 institucione akademike.

Procesi i aplikimit për t’u bërë pjesë e Durana Tech Park do të mbetet i hapur edhe në vijim.

"Sot ky park, faktikisht, çon përpara një revolucion digjital që do të vazhdojë hap pas hapi me shumë intensitet."

"Së shpejti, ne do të prezantojmë edhe modelin tjetër të Inteligjencës Artificiale në shërbimet publike, do të kalojmë nga asistentja digjitale e e-Albania që vetëm orienton marrësit e shërbimeve me zë në një nivel krejt tjetër, ku asistentja do të bëjë gjithë punën që sot e bën dikush që hyn për të marrë shërbimin. Pra, asistentja nuk do të jetë më aty për të thënë kliko këtu, kliko aty, bëj këtë e fut atë, por do të marrë thjesht porosinë me gojë dhe do bëjë shërbimin."

"Është çështje javësh, në mos një apo dy muajsh që ky nivel tjetër i asistencës në shërbimet digjitale të bëhet i aksesueshëm për publikun e gjerë."

Pas disa momenteve kryeminstri Rama vij me dorëzimin e çertifikatave për rezidentët e parë të Durana Tech Park.

“Dua të shtoj që në ndërkohë, ne po përgatisim një infrastrukturë absolutisht ekselente për standardet e Silicon Valley-t, në Vlorë, ku në qendër të Vlorës me transformimin rrënjësor të asaj godinës, ngrehinës të mbetur aty, që në kohët e vjetra të tranzicionit, do të hapim dyert për një tjetër territor, i cili do të ketë legjislacionin e Parkut Teknologjik edhe do të ofrojë hapësira fizike të nivelit A për të gjithë ata që do duan të vendosin aty praktikat e tyre të punës, gjithmonë të lidhura me zhvillimin e teknologjisë dhe gjithmonë të lidhura me këtë  komunitet, me komunitetit Wirless, jo me komunitetin që për pak na bëri të thërrisnim ambulancën këtu, se ishte i lidhur me kavo."