Durrës, investime madhore për modernizimin e infrastrukturës së arsimit të lartë
di Redazione
12/03/2025
Kampusi i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, po merr formë si pjesë e investimeve qeveritare për modernizimin e infrastrukturës mësimore dhe laboratorike të arsimit të lartë.
Ky projekt do t’u shërbejë 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve, duke ofruar një godinë moderne me 30 auditorë, 15 laboratorë shkencorë, salla konferencash, terrene sportive, ambiente rekreative, një pishinë dhe një park. Në vazhdim, kampusi do të zgjerohet me një kompleks rezidencial për akomodimin e studentëve nga rrethet e tjera.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot kantierin në Durrës, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako, dhe Rektori i Universitetit, Shkëlqim Fortuzi.
Duke folur për investimin e ri dhe zgjerimin me një rezidencë për studentët, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Shkëlqim Fortuzi tha se: “Nga jashtë Durrësit vijnë rreth 3000 studentë, nga rrethe të largëta si Peshkopia, Kukësi, Librazhdi plus kemi kërkesë dhe nga studentë të huaj. Aktualisht kemi 9 studentë nga La Sapienza, nga Gjermania dhe nga një universitet francez. Me investimin e ri do të ndërtohen 15 laboratorë të tjerë të rinj. Do të mbyllim ciklin si një universitet bashkëkohor modern. Sa i përket ndërkombëtarizimeve, aktualisht kemi eficente 7 programe studime të përbashkëta me universitete europiane.”
Articolo Precedente
Kantieri i Unazave të Durrësit, një investim strategjik për zhvillimin e qytetit
Articolo Successivo
Ushtritë Shqiptare dhe Amerikane organizojnë stërvitje me dronë në Zall-Herr