Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Dy laboratorë të rinj në shkollën “Hasan Prishtina” në Tiranë, Manastirliu: Po fuqizojmë investimet në teknologji, 300 shkolla të pajisura me laboratorë modernë.

04/10/2024

Dy laboratorë të rinj në shkollën “Hasan Prishtina” në Tiranë, Manastirliu: Po fuqizojmë investimet në teknologji, 300 shkolla të pajisura me laboratorë modernë.

Tiranë, 4 Tetor 2024 – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vizitoi shkollën “Hasan Prishtina” në Tiranë, një nga 300 institucionet arsimore në vend që tashmë janë pajisur me laboratorë SMART.

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e investimeve në këta laboratorë dhe integrimin e teknologjisë në procesin e mësimdhënies, si hapa kyç drejt edukimit të së ardhmes.

“Kemi arritur jo vetëm në një periudhë të shkurtër kohe t’i bëjmë funksionalë 216 laboratorët SMART, por nga ana tjetër, me fillimin e kurrikulës së TIK nga klasa e parë dhe me investimin e qeverisë shqiptare me mbi 300 shkolla të pajisura me laboratorë SMART, kemi bërë të mundur që mbi 35 mijë fëmijë të mësojnë me këtë kurrikul të re. Objektivi është që të gjithë fëmijët nga klasa e parë të kenë të tilla kushte dhe të mund të mësojnë. Vijojmë me investimet, duke bërë të mundur që edhe 654 laboratorë SMART të investohen në shkolla duke filluar nga viti i ardhshëm, 2025.”,shprehu ministrja.

Ky investim bën pjesë në strategjinë e Qeverisë për të integruar teknologjinë në arsim, me qëllim përgatitjen e brezave të rinj për tregun ndërkombëtar të punës dhe për zhvillimin e tyre profesional. Ministrja Manastirliu gjithashtu theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të plotë të këtyre investimeve, jo vetëm për lëndën e TIK-ut, por edhe për të integruar teknologjinë në mësimin e lëndëve të tjera.

“Është shumë e rëndësishme mundësia për të shfrytëzuar maksimalisht këto investime që ne jemi duke bërë në shkolla. Shkolla ‘Hasan Prishtina’ ka dy laboratorë SMART tashmë të instaluar dhe funksionalë. Duke qenë se është një shkollë me një numër të madh nxënësish, ne kemi vlerësuar që jo vetëm të plotësohet nevoja për sa i përket gjithë kurrikulës së TIK, por nga ana tjetër, për të bërë të mundur që këto laboratorë, nëpërmjet programeve që ofron teknologjia sot, të mund të përdoren edhe për lëndët e tjera.” tha ajo gjithashtu