E drejta e vetos: Propozimi i ndryshimit të traktatit të BE-së nga Parlamenti Evropian
di Redazione
23/11/2023
Është miratuar raporti i cili propozon ndryshimin e traktatit të Bashkimit Evropian. Për të bërë bllokun më efikas dhe të reformohet më shumë në të ardhmen, Parlamenti Evropian ka parashikuar një gjë të tillë.
Gjithashtu, heqjen e të drejtës së vetos në vendimet e Këshillit dhe vendimet kalojnë me shumicë të kualifikuar. Kjo e fundit do të mundësojë kalimin e vendimeve dhe shmangien e bllokimit si në gjendjen aktuale.
Propozimet e sjella janë në përputhje me mendimet e qytetarëve europianë të siguruara në konsultimet e Konferencës për të ardhmen e Evropës.
Një propozim tjetër është që Komisioni i Evropës të ketë më pak anëtarë se numri i vendeve anëtare të BE.
Nga propozimi i PE-së krijohet edhe mundësia e votimit të mosbesimit për komisionerët individualë.
Shtetet e vogla nuk i kanë pritur mirë këto ndryshime të propozuara pasi sipas tyre do të sjellin uljen e ndikimit që kanë dhe nuk do të garantojë barazi të impaktit të vendeve pavarësisht madhësisë së një shteti.
Parlamenti përmes ndryshimeve kërkon transparencë dhe të bëjë publike qëndrimet e vendeve anëtare të Keshillit të Bashkimit Evropian.
Raporti është miratuar në Parlamentin Evropian me 305 vota pro.
Articolo Precedente
Menopauza: Navigimi i sigurt në këtë kapitull të jetës