Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

EcoTirana: Erion Veliaj takon homologët italianë Tommasi dhe Possamai

22/11/2023

EcoTirana: Erion Veliaj takon homologët italianë Tommasi dhe Possamai

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka pritur sot homologët e tij italianë.

`Kënaqësi e veçantë të prisja në Tiranë dy miq të mirë , që e duan Shqipërinë, kryetarin e Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, dhe kryetarin e Bashkisë së Viçencës, Giacomo Possamai, të cilët janë edhe dy bashkëpunëtorët tanë në pastrimin e qytetit, përmes kompanisë EcoTirana.

Jam i lumtur që EcoTirana do ta zgjerojë shërbimin e saj në të gjithë qytetin, për një Tiranë edhe më të pastër, e mezi pres që mes tre qyteteve tona të bashkëpunojmë edhe në fushën e transportit dhe energjisë,`- shkruan Veliaj në Facebook.

EcoTirana ka si qëllim manaxhimin i shërbimeve mjedisore, duke përfshirë por pa u kufizuar në: mbledhjen, transportin, ndërmjetësimin dhe tregtimin e mbetjeve dhe të materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë edhe grumbullimin e diferencuar të tyre, si dhe pastrimin e hapësirave publike, ndërtimin dhe manaxhimin, edhe për llogari të palëve të treta, të impianteve përrikuperimin, riciklimin, trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve, rehabilitimin e zonave nga substancat ndotëse, veprimtari të riparimit të automjeteve.

Gjithashtu, shoqëria mund të zhvillojë edhe veprimtaritë në vijim: manaxhimi i integruar i burimeve ujore si: mbledhja, trajtimi dhe pastrimi i ujërave të ndotura dhe/ose i ujërave të shiut, ndërtimi dhe menaxhimi i impianteve për trajtimin dhe pastrimin e ujërave shkarkuese, manaxhimin e integruar të burimeve energjetike, konkretisht: prodhimin, transportin, transformimin, shpërndarjen, blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike.