Edi Rama : Do të merren masa drejt "TikTok" dhe "Snapchat"
di Redazione
20/11/2024
Edi Rama , kryeminstri i Shqipërisë u shfaq sot pranë ambjenteve të jashtme të kryeministrisë duke folur për ngjarjen që ka tronditur Shqipërinë. Ai shprehu se të merren masa të rrepta për rrjete sociale TikTok dhe Snapchat , pasi sipas tij janë shkaktarët kryesor të një gamë të gjerash problematikash në lidhje me adoleshentët ditën e sotme.
"E gjithë dinamika e tragjedisë nxjerr në pah kërcënimin permanent me të cilin jetojnë të gjithë familjet që rrisnin fëmijë në botën e sotme ku rrjetet sociale dhe posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët tanë qysh në moshat më të vogla."
"Autoritetit i prindërve dhe i mësuesve, si dhe të gjitha përpjekjet tona në familje apo në shkollë për edukimin e fëmijëve sfidohen orë e çast nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, asnjë mbrojtje, asnjë stimul pozitiv në mbështetje të këtyre përpjekjeve dhe ku jo vetëm edukimit, por deri dhe shëndeti mendor i më të vegjëlve, i adoleshentëve vihen seriozisht në pikëpyetje."
"Këto janë të vërteta të thjeshta me të cilat nuk është e vështirë të biem të gjithë dakord si prindër apo si qytetar dëshmitar të shoqërisë të kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona, por nuk janë po kaq të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte, kaq sfiduese kur shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës, por ende pa asnjë rezultat domethënës."
Kryeminstri gjithashtu bëri me dije se celularët do të ndalohen rreptësisht në shkolla dhe për këtë do të vendosen kamera monitoruese në çdo klasë.
“Kamerat inteligjente në rrugë e shkolla, kërkojmë ta përmbyllim procesin hap pas hapi në harkun e 20 muajve. Prej ca vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve nëpër shkolla, por është koha që të rishikohen sanksionet lidhur me shkeljet e këtij rregulli të përgjithshëm, ndërkohë që vendosja e punonjësve të sigurisë dhe psikologëve në shkollat tona ka sjellë një sërë rezultatesh pozitive që do thellohen ndjeshëm me futjen e syve të teknologjisë, me mbikëqyrjet e perimetrit të çdo shkolle e çdo klase. Praktikisht prindërit do shohin gjithçka ndodh, fëmijën e tyre dhe procesin e mësimdhënies sa herë të duan të verifikojnë ecurinë apo problematikat”, shprehu Edi Rama.
"Në mbyllje, dua të nënvizoj se tragjedia e nxënësit 14 vjeçar, e familjes së tij dhe e komunitetit të shkollës Fan Noli është shumë e madhe për tu futur në perimetrin shumë të ngushtë të sherrit të një pseudo elite politike dhe mediatike e cila përditë, përnatë devijon çdo interes kombëtar e publik, çdo problem apo ngjarje dhe deri çdo fatkeqësi e tragjedi në kanalin e llumit të interesave të veta për pushtet e për biznes me ndjenjat dhe me hallet e popullit"
Articolo Precedente
Takimi i Ministrave të Jashtëm në Tiranë: E ardhmja e NEQ dhe perspektivat e rajonit
Articolo Successivo
Eduard Shalsi në kuvend me homologët gjerman