Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Edi Rama në Hungari për takimin e pestë në të Komunitetit politik Europian

07/11/2024

Edi Rama në Hungari për takimin e pestë në të Komunitetit politik Europian

Kryeministri Edi Rama është sot në Budapest, Hungari, për të marrë pjesë në takimin e pestë të Komunitetit Politik Europian, ku janë mbledhur 47 drejtues shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa.

Liderët pjesëmarrës do të shqyrtojnë sfidat e sigurisë që Europa po përballet, gjatë një seance plenare, e ndjekur nga katër sesione kryesore mbi çështjet e migracionit dhe sigurisë ekonomike. Sesioni për migracionin do të trajtojë të gjitha aspektet e këtij fenomeni, ndërsa sesioni mbi sigurinë ekonomike do të përqendrohet në lidhjen me energjinë, transportin, teknologjinë e informacionit dhe tregtinë globale.

Gjatë takimit Ramës ju drejtuan gazetarët e pranishëm me pyete zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

"Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta, jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO-ja u bë më e fortë. Kështu që, le të shohim dhe le të mos bëhemi histerikë përpara se të shohim realitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërisht diçka e keqe për Evropën. Mund të jetë një gjë shumë e mirë për Evropën." , vijoj Rama.