Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Edi Rama shpreh krenarinë për zgjedhjen historike të një shqiptari në krye të Kishës Ortodokse. Një moment simbolik për unitetin dhe dialogun ndërfejor në Shqipëri

17/03/2025

Edi Rama shpreh krenarinë për zgjedhjen historike të një shqiptari në krye të Kishës Ortodokse. Një moment simbolik për unitetin dhe dialogun ndërfejor në Shqipëri

Kryeminstri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale ka shprehu urimet për Hirësin e tij Joan Pelushi për zgjedhjen si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare.

Rama shpreh urimin që Zoti të mbrojë Hirësinë e tij Pelushi dhe ta udhëheqë gjithnjë në misionin si udhërrëfyes i besimtarëve ortodoksë.

"Kënaqësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë."

Hirësi Joan Pelushi u zgjodh dje Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vendimi u mor nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse, pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, e cila për besimtarët ortodoksë përkon me të dielën e dytë të Kreshmës.