Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Edi Rama : "Shqipëria Lider në Prodhimin e Energjisë Solare në Rajon"

08/01/2025

Edi Rama :

Kryeministri Edi Rama theksoi arritjet e Shqipërisë në fushën e energjisë, duke vlerësuar politikat e ndërmarra që kanë sjellë përparime të dukshme. Ai theksoi se masat komplekse të ndërmarra nga qeveria, si shtrëngimi i kontrollit mbi konsumatorët dhe stimulimi i prodhimit të energjisë, kanë sjellë rezultate të jashtëzakonshme. Sipas tij, Shqipëria është lider në rajon për prodhimin e energjisë solare, me një distancë të madhe nga vendi i dytë. Në vitin aktual, prodhimi i energjisë nga subjektet private ka arritur në 196 megavat, duke vërtetuar suksesin e politikave të energjisë dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm.

"Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse që ne kemi marrë, qoftë me shtrëngimin e një hapësire tërësisht të shqyer që gjetëm kur gjysma nuk e paguante apo e vidhte energjinë dhe pjesa tjetër paguante dhe për pjesën tjetër dhe falë incentivave është jo vetëm e para në rajon për vet prodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i dyti."

"Sot Shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjektet private familjar apo biznese."

"Në vendin e dytë është Serbia me1/4 e prodhimit të Shqipërisë, 51 megavat. Pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë bashkë në një grup midis 14 dhe 18 megavat. Tre vjet! Tre vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në gjithë sektorin energjetik edhe Europës, lufta në Ukrainë."