Edicioni i futbollit 2025/2026 sjell risi të reja, ndërsa në “Shtëpinë e Futbollit” po ngrihet një qendër e përhershme e dedikuar për sistemin VAR
di Redazione
25/04/2025
Nga sezoni futbollistik 2025/2026, sistemi VAR në futbollin shqiptar do të operojë nga një qendër e përhershme e dedikuar, e cila po ndërtohet në “Shtëpinë e Futbollit”. Ky investim i Federatës së Futbollit synon të modernizojë dhe të përmirësojë nivelin e arbitrazhit në Shqipëri, duke e përafruar atë me standardet më të avancuara europiane.
Kjo qendër do të ketë kapacitetin të monitorojë njëkohësisht pesë ndeshje nga kampionati “Abissnet Superiore”, duke i dhënë fund përdorimit të qendrave të lëvizshme që kanë qenë në funksion deri tani. Në ambientet e saj do të vendosen 5 dhoma VAR-i të pajisura me teknologji të avancuar, ku arbitrat do të mund të analizojnë në detaje çdo moment të diskutueshëm.
Përveç ndeshjeve të “Abissnet Superiore”, kjo qendër do të përdoret edhe për ndeshje të zgjedhura nga Kategoria e Parë, si dhe kampionate të tjera në varësi të sfidave që zhvillohen.
Ky investim i FSHF-së tregon përkushtimin e saj për të ndjekur shembullin e federatave të mëdha europiane, si ato të Anglisë, Spanjës apo Italisë, të cilat prej kohësh kanë aplikuar qendrat e centralizuara të sistemit VAR në futboll.
Articolo Precedente
Ibrahimaj: Përkrahje për bizneset e certifikuara në zbatimin e standardeve të Bashkimit Europian
Articolo Successivo
Gjenerallejtënant Arben Kingji , në një vizitë zyrtare në Itali