Edicioni i III-të i “Tirana Street Food Festival”/Vjen në Tiranë festivali i ushqimit
di Redazione
10/11/2023
Për të gjithë të apasionuarit e ushqimit, muzikës dhe festës Tirana mundëson këto gëzime në një festival të vetëm. Është pikërisht Tirana Street Food Festival në edicionin e tretë të tij , rikthyer në kryeqytet për të festuar së bashku.
Ky event planifikohet të mbahet në datat 15-20 Nëntor, që do e transformojë Tiranën në një oaz gastronomie. Ngjarja mezi pritet nga të gjithë për të ndjekur panairin e ushqimeve të shijshme nga rajone të ndryshme shqiptare. Për këtë arsye, do të festohet kuzhina ndërkombëtare dhe kultura e Tiranës.
Kryetari i bashkisë së Tiranës fton qytetarët të marrin pjesë në eventin e madh të ushqimit.
`Në datat 15 deri në 20 Nëntor, te Sheshi Skënderbej, bashkohuni me ne për një aventurë kulinare të shumëllojshme nga shitës vendas dhe ndërkombëtarë,- shkruan ai në Facebook.
Festivali do të shërbejë si platformë për kuzhinierët vendas dhe sipërmarrësit e ushqimit të shfaqin aftësitë e tyre me një mori specialitetesh. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të jenë aktivë , të mësojnë si përgatiten pjatat e tyre, nga shefat e kuzhinës dhe prezantime të gatimeve po aty.
Nuk do të mungojë muzika, shfaqjet kulturore dhe demonstrimet elektronike për ta bërë atmosferën më festive.
Vizitorët do të shijojnë spektaklin e ofruar nga bizneset që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, qofshin ata lokalë apo të huaj, falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës.
Articolo Precedente
E-Mobility: mjetet e reja eko-urbane për një lëvizje të shpejtë
Articolo Successivo
Si të zgjidhni ngjyrën e logos së biznesit tuaj