Eksploronin Malin e Dajtit: Humbasin rrugën dy turistë nga Çekia
di Redazione
05/12/2023
Pasditen e ditës së djeshme dy turistë nga Çekia, kanë humbur teksa eksploronin në Malin e Dajtit.
Të mahnitur nga natyra shqiptare nuk kanë gjetur rrugën e kthimit.
Vetëm pas disa orësh kërkimi, është bërë e mundur gjetja e vendndodhjes së tyre.
Kjo dhe si pasojë e terrenit të vështirë të thepisur që karakterizon vendin.
Automjetet nuk mund të përshkojnë këtë rrugë , megjithatë pasi ploicia është vënë në lëvizje, janë lokalizuar në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 së bashku me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve çekë.
Policia bën thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe të huaj që vizitojnë Tiranën e jo vetëm, të telefonojnë 112 për çdo problem që hasin.
Articolo Precedente
Dita e vullnetarizmit: Ndihmë dhe solidaritet
Articolo Successivo
Arratiset nga aeroporti i Rinasit, shqiptari arrestohet në Gjermani