Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Elbasan, prezantohet projekti i Automotoparkut, që transformon qytetin në një qendër të re të turizmit sportiv në rajon

28/03/2025

Elbasan, prezantohet projekti i Automotoparkut, që transformon qytetin në një qendër të re të turizmit sportiv në rajon

Sot në Elbasan u prezantua projekti i Automotoparkut, një kompleks sportiv ndërkombëtar që do të ndjekë standardet më të larta të FIA dhe FIM. Ky park do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1, duke tërhequr 300 mijë spektatorë dhe mbi 1 miliard shikues nëpërmjet ekranit, duke pozicionuar Elbasanin si qendrën e re të turizmit sportiv në rajon.

Në prezantimin e këtij projekti ishte prezent kryeminstri Edi Rama , ministri Blendi Gonxhja dhe presona të cilët luajnë rol të rëndëshishëm për zhvillim dhe drejtimin e projektit.

"Ky projekt është ekonomi, nuk është garë me makina dhe është ekonomi sepse në harkun e 360 ditëve të vitit, ky projekt do të krijojë një destinacion. Një destinacion ku në qendrën e vet të gravitetit do të jetë siguria rrugore dhe ku që nga fëmijët e vegjël deri tek më të rriturit që ngasin një makinë apo do duan të ngasin një makinë, do duhet t’i referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do të jenë pjesë e të qenit tonë anëtar të BE." , shprehu Rama gjatë fjalës së tij.

Me tej ai shprehu se investimet në qytetin e Elbasanit do të shtohen dhe duke e bërë ate qytet me të frekuentueshëm dhe nga ana infrastrukturore.

"Pra nga një projekt shumë i madh dhe ambicioz që do të jetë një motor i shtuar për ekonominë kombëtare, tek një projekt i vogël dhe lokal që do të jetë një tjetër xhevahir që i shtohet gjerdanit të monumenteve të kulturës së Elbasanit, i nxjerrë nga kjo lloj situate këtu me një fqinj atje në formën e një ndërtimi absurd që i është ngjitur në kurriz dhe do t’ia ndajmë. Ecim më tutje për të çuar më tej atë vizionin e bashkimit të Tiranës me Elbasanit dhe bashkëngjitjes së Elbasanit me Tiranën si një gjymtyrë e një metropoli që tanimë gjithmonë e më shumë po merr formë si metropoli i dekadës së ardhshme me qendër Tiranën, me daljen në det në Durrës, me shtrirjen në verilindje në Dibër, edhe më këtë krah në Elbasan, ku në ndërkohë kalojnë edhe infrastrukturat e rëndësishme siç është edhe rrjeti europian i korridoreve, Korridori 8 që ne e përfshimë në rrjetin europian në samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në 2023."