Elisa Spiropali merr pjesë në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian në rajon
di Redazione
28/02/2025
Kryetarja e Kuvendit, zonja Elisa Spiropali, mori fjalën gjatë sesionit hapës të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian të vendeve të rajonit, e cila filloi sot në Tiranë. Kjo konferencë mblodhi kryetarë dhe përfaqësues të Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian nga vendet e Evropës Juglindore të përfshira në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit, si dhe nga Kosova, Polonia, Turqia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.
Në aktivitet u prezantua edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, zoti Igli Hasani, bashkë me ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik nga vendet e Bashkimit Evropian. Moderimin e sesionit të hapjes e bëri Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jorida Tabaku, e cila aktualisht mban Presidencën e Konferencës.
Në fjalën e saj, Kryetarja Spiropali theksoi angazhimin e Kuvendit për të ndihmuar në arritjen e objektivit strategjik kombëtar të Shqipërisë: anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 dhe përfundimin e procesit të negociatave brenda vitit 2027. Ajo shprehu se
"Shqipëria ka shpallur aktualisht anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 si një objektiv strategjik kombëtar. Ndërkohë, në synojmë përfundimin e procesit të negociatave brenda vitit 2027. Është një plan ambicioz, por edhe një qëllim plotësisht i arritshëm. Realizimi i këtij objektivi është prioriteti numër një i Kuvendit të Shqipërisë."
Gjithashtu ajo bëri me dije Shqipëria është një ndër kandidatët drejt BE.
"Shqipëria dhe ky është një konkluzion besoj i tërëpranuar, është vendi kandidat që po ecën më shpejt dhe me më shumë vendosmëri drejt familjes europiane. Unë besoj fort që në mbyllje të legjislaturës së ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian."
"Në funksion të shtimit të shpejtësisë drejt anëtarësimit, në mars 2023 Kuvendi ka ndryshuar ligjin mbi rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit, të cilat synojnë që Kuvendi t’u përgjigjet më mirë nevojave dhe sfidave të procesit të negociatave, për të garantuar legjitimitetin demokratik, tiparin gjithëpërfshirës dhe transparencën e procesit."-shprehu ajo.