Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në gjimnazin “Spiro Gjiknuri” në Himarë, si pjesë e programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”

11/02/2025

Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në gjimnazin “Spiro Gjiknuri” në Himarë, si pjesë e programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në qarkun e Vlorës në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”. Gjatë vizitës së saj në gjimnazin “Spiro Gjiknuri” në Himarë, u prezantuan programet informuese dhe edukuese të Shërbimit të Edukimit Qytetar të Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, znj. Spiropali vizitoi palestrën dhe disa klasa të shkollës, duke ftuar nxënësit të marrin pjesë në programet e posaçme për të rinjtë që ofrojnë mundësinë për t’u njohur nga afër me veprimtarinë parlamentare.

Si shenjë mbështetjeje për edukimin, ajo dhuroi për shkollën disa botime të Kuvendit të Shqipërisë.