Ëmbëlsia në duart tuaja: 4 Pastiçeritë më të rekomanduara në kryeqytet
di Redazione
16/11/2023
Tirana është vendi ku do të gjeni larmi pastiçerish me një pafundësi produktesh të ëmbla që do t`ju bëjnë të ktheheni sërish t`i provoni.
Someg
Someg është në treg që nga viti 1993, me një përvojë 30- vjeçare në fushën e prodhimeve të brumit dhe pastiçerise, tashmë me një rrjet dyqanesh në Tiranë dhe një punishte pastiçerie të standardit europian. Aty do të gjeni bukën më cilësore në treg. Kjo në sajë të teknologjisë së lartë dhe miellit cilësor të firmave më të mira europiane si Lesaffre, Martin Braun Group, Ireks, Puratos, Zeelandia, etj. Do të gjeni prodhime fast food-i të freskëta dhe cilësore si: pica, kalcone, sanduiç, hamburger, byrek. Në Someg prodhojnë ëmbëlsira të të gjitha llojeve dhe torta të personalizuara.
Pastiçeri Nela
Pastiçeri Nela fillon aktivitetin e saj duke iu referuar traditës së ëmbësirave pikërisht nga artizanati i punishtes tradicionale para viteve ‘90. Si në çdo sektor edhe në pastiçeri, shijet e klientëve sa vijnë e rafinohen. Në vitin 2001, Pastiçeri Nela sjell shumë risi në repartet e saj të prodhimit. Jo vetëm metodologjia por edhe përbërësit vijnë nga më cilësoret. Stafi trajnohet periodikisht duke ndjekur seminare për risitë e botës së pastiçerisë në vende të ndryshme të Evropës.
Mon Amour
Pasticeri “Mon Amour” i ka fillesat e saj në vitin 2007, me dyqanin e parë “Mon Amour” në qendër të Tiranës, tek Rruga e Barrikadave, ku shumë shpejt u dallua për ëmbëlsirat artizanale të prodhuara nga familja Sila, që krijoi këtë biznes pas një eksperiencë shumë vjeçare në Greqi. Shpejt, dy brezat e kësaj familje rinovohen dhe zhvillohen akoma më shumë duke hapur pastiçerinë e dytë “Mon Amour” në një zonë të njohur të Tiranës, tek Rruga e Elbasanit. Në ambjente moderne dhe me një gamë të gjerë produktesh, duke i qëndruar besnikë traditave të tyre për sa i përket freskisë, zgjedhjes së cilësisë më të lartë të lëndës së parë, përkushtimit dhe respektit ndaj klientit.
LeBon
LeBon ofron shërbime të ndryshme në disa sektorë si: Bakery, Pastry, Self-Service, Ice cream, Coffee bar. Sektori i Bar-Kafe ofron një shumëllojshmëri kulturash të kafesë. Tek LeBon ju mund të provoni shije ndryshe. Të tre dyqanet në Tiranë ofrohen me vetëshërbim për të gjithë ata që vendosin ta vizitojnë. Sektori i bukës është një tjetër risi e suksesshme e LeBon. Specialiteti i tyre është krijimi ëmbëlsirave me shije dhe dizajn të vecantë.