Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Eni Vasili emërohet Drejtore e Përgjithshme e RTSH-së

25/04/2025

Eni Vasili emërohet Drejtore e Përgjithshme e RTSH-së

Gazetarja Eni Vasili është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, pasi mori 7 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Procesi i përzgjedhjes u zhvillua në raundin e dytë të votimit, pasi në raundin e parë asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 7 vota, përkatësisht 3/5 e totalit. Në këtë fazë, kandidatë ishin vetëm tre më të votuarit: Zoje Jakaj, Engjëllush Musai dhe Eni Vasili. Votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë, ku Vasili siguroi 7 vota nga Këshilli Drejtues, ndërsa Zoje Jakaj (Marashi) mori 3 vota dhe Engjëllush Musai 1 votë.

Sipas statutit të RTSH, Eni Vasili do të mbajë pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme për një mandat pesëvjeçar. Gazetarja dhe moderatorja e njohur ishte pjesë e 12 kandidatëve fillestarë që prezantuan platformat dhe vizionet e tyre për median publike. Më parë, ajo ka qenë e angazhuar dhe ka dhënë kontributin e saj në disa nga televizionet kryesore të vendit.