Festa e dritave: Ndizet pema në Sheshin Skënderbej
di Redazione
06/12/2023
Ditën e djeshme në Sheshin Skënderbej mijëra qytetarë pritën dhe shijuan ndezjen magjike të dritave të sheshit. Tirana vezulloi si kurrë më parë për të treguar mikpritjen e festave.
Me shumë fëmijë të vegjël rreth tij, kryetari i bashkisë së Tiranës njoftoi zyrtarisht hyrjen në sezonin më të bukur të vitit.
Tradita e ndriçimit të sheshit me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri fton të gjithë të jenë pjesë e argëtimit.
Ceremonia festive u shoqërua nga këngë festash dhe më pas mori fjalën Erion Veliaj , i cili u shpreh se solidariteti dhe mirësia tek secili prej nesh në këtë muaj festiv është mjaft i rëndësishëm.
Punët e mira për vendin do të vijojnë dhe drita e çdokujt luan një rol madhor për progres.
Ai tha se festat janë bërë për të ndihmuar njëri-tjetrin, për t`i dhënë mundësinë të gjithëve për të festuar.
Sa më shumë familjarë të bëhen së bashku, aq më shumë shijohen festat e fundvitit.
Qytetarët e Tiranës dhe çdo vizitor do të kënaqet me atmosferën rrëzëllitëse të kryeqytetit.
Articolo Precedente
Speci djegës, mjaft efektiv në përmirësimin e shëndetit të zemrës