Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Festa në Tiranë: Çfarë do të organizohet sot në kryeqytet

22/11/2023

Festa në Tiranë: Çfarë do të organizohet sot në kryeqytet

Energjia e Nëntorit ndihet në çdo cep të Tiranës dhe kjo falë eventeve që mbushin ditët plot gëzim dhe argëtim pafund. Tirana mikpret Javën Kulturore Kombëtare, nga 21 deri më 30 Nëntor, për të festuar së bashku ditët e kombit, me valle, muzikë, kostume tradicionale dhe plot emocione të paharrueshme.

Dita e Diasporës

22 dhe 23 nëntori do të shërbejnë për të bashkëbiseduar për artin, kulturën, arsimin, sportin dhe biznesin, çështje që na prekin të gjithëve. Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës, pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit.

Krijuesit në Kopshtin Zoogjik

Festohet KuqeZi në Zoo Park Tirana! Me rastin e festave kombëtare të Nëntorit, fëmijët bashkohen në aktivitetin “Krijuesit e vegjël të qilimave”, gjatë të cilit, secili prej tyre do të krijojë qilimin e tij prej letre me motive kombëtare.

Udhëtimi i flamurit

Aktiviteti artistik “Udhëtimi i flamurit” përcjell gëzimin dhe krenarinë e festave mes një shfaqjeje të Orkestrës Frymore “Fanfara Tirana” dhe grupeve të ndryshme artistike të moshave të ndryshme. Eventi do të mbahet pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, në Amfiteatrin Veror prej orës 19:00 më 22 nëntor.