Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Fidel Ylli pret në Tiranë Princin Abdulaziz bin Turki Al-Faisal

20/12/2024

Fidel Ylli pret në Tiranë Princin Abdulaziz bin Turki Al-Faisal

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal zhvilloi një takim kokë me kokë me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH), z. Fidel Ylli. Takimi fokusohej në çështje të rëndësishme për rritjen e frymës olimpike mes vendeve islamike, si dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Komiteteve Olimpike. Ndër temat kryesore të diskutuar ishin shkëmbimi i eksperiencave dhe format e reja të bashkëpunimit për të forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare në botën sportive.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal zhvilloi një takim kokë me kokë me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH), z. Fidel Ylli. Takimi u përqendrua në çështje të rëndësishme për rritjen e frymës olimpike mes vendeve islamike dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Komiteteve Olimpike, duke theksuar shkëmbimin e eksperiencave dhe format e reja të bashkëpunimit.

Gjatë vizitës, Princi pati mundësinë të informohej edhe për projektin madhor të KOKSH, "Tirana Olimpic City", dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe financimit të tij. Ky projekt synon zhvillimin e një infrastrukture moderne dhe të qëndrueshme për aktivitete olimpike në Shqipëri.

Një vit më parë, Presidenti Fidel Ylli dhe Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal ishin takuar në Riyadh, ku kishin firmosur një memorandum bashkëpunimi mes Komiteteve Olimpike të Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.