Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Financimi për ushtarakët shqiptarë pëson një rritje të konsiderueshme

03/02/2025

Financimi për ushtarakët shqiptarë pëson një rritje të konsiderueshme


Ushtarakët shqiptarë po përfitojnë nga një rritje e dukshme e trajtimit financiar, sidomos për kushtet speciale që hasin gjatë shërbimit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot shifrat e rritjes për disa kategori. Pilotët, Forcat Speciale, Zhytësit, Forcat Komando dhe shumë kategori të tjera përfitojnë rritje nga 13.000 – 100.000 lekë.

Shtesa për kushte të veçanta pune për pilotët ishte 80,000 lekë dhe tani arrin në 100,000 lekë.

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike përfitonte 50,000 lekë, ndërsa tashmë ka arritur në 70,000 lekë.

Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit kishte një shtesë prej 35,000 lekësh, e cila tani është rritur në 40,000 lekë.

Investimi në burimet njerëzore, me synimin për një trajtim më dinjitoz të ushtarakëve dhe ngritjen e tyre profesionale, është tashmë një realitet i prekshëm.Rreth 6,000 ushtarakë, mes tyre 2,500 që përfitojnë për herë të parë, tashmë marrin shtesa financiare të konsiderueshme.

Përfitime të veçanta do të kenë kategori të rëndësishme si Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia kibernetike, operatorët e dronëve, trupat e angazhuara në emergjenca civile dhe njësi të tjera me rëndësi strategjike.