Firmoset marrëveshja me IFC për zhvillimin e Parqeve Eco Industriale në Shqipëri
di Redazione
22/05/2025
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, dhe Menaxheri për Evropën në Korporatën Ndërkombëtare të Financave (IFC), Javier Suarez, nënshkruan sot në Shtëpinë e Evropës një marrëveshje që synon zhvillimin e parqeve eco-industriale në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua në prani të Ambasadorit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.
Parqet eko-industriale synojnë të krijojnë një hapësirë të përbashkët ku bizneset bashkëjetojnë duke optimizuar përdorimin e burimeve, duke reduktuar ndikimin në mjedis dhe duke forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet tyre.
Falë kësaj marrëveshjeje me IFC, Shqipëria do të përmirësojë kuadrin e saj politik dhe rregullator, do të forcojë kapacitetet për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave industriale dhe do të promovojë një model të ri zhvillimi industrial me karbon të ulët dhe përdorim më efikas të burimeve.
"Kombinati në Tiranë do të jetë një nga pikat kryesore ku do të përqendrohet ky model i ri zhvillimi, një hapësirë me potencial të madh për t’u kthyer në një park eko-industrial që do të kombinojë teknologjinë e gjelbër me ndërlidhjen efikase të bizneseve dhe inovacionit."
"Me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe partneritetin me IFC, synojmë të ndërtojmë korniza më të forta ligjore, të rrisim kapacitetet institucionale dhe të nxisim investimet private në teknologji të qëndrueshme. Kjo është rruga për ta kthyer industrinë shqiptare në një histori suksesi të tranzicionit të gjelbër në rajon." - shprehu ministri Gonxhja pasi bëri dhe pamjet publike në rrjete sociale.