Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Fjala e kryeministrit Rama në Samitin Global “Java e Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025"

15/01/2025

Fjala e kryeministrit  Rama në Samitin Global “Java e Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025 (Abu Dhabi Sustainability Week - ADSW). Sot, ai iu drejtua Samitit Global, ku morën pjesë liderë botërorë, krerë shtetesh, politikëbërës të lartë dhe ekspertë të industrisë.

Në fjalën e tij, Kryeministri informoi lidhur me marreveshjen strategjike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

"Më lini të shpreh mirënjohjen me të thellë për Lartësinë e tij Sheikh Mohammed bin Zayed për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe kujdesin e veçantë dhe frymëzimin që ka qenë për mua dhe për ne në këtë rrugë përpara, ku së bashku dhe falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes së shkëlqyer që ka për këtë çështje ne po diversifikojmë dhe po transformojmë sektorin energjetik shqiptar."

Gjithashtu Rama shprehu gjatë fjalimit të tij se prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 100 % nga burime të ripërtëritshme dhe po ashu bëri të ditur kontratën Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nën ujore , për kapacitett dhe transmetimin e energjisë elektrike në vend.

"Më lini t’iu informoj se prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ndërkohë që flasim 100 % nga burime të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë së përsëritshme të Shqipërisë në kërkesën fundore për energji është 44 %. Kjo e bën Shqipërinë pjesë të vendeve që janë në krye të listës së vendeve europiane dhe bashkë me vendet skandinave kur vjen fjala për përqindjen e energjisë së përtëritshme, pra për numrin për masën e kësaj energjie, për kërkesën fundore për energji."

"Dua po kështu me këtë rast përfitoj për t’iu informuar se sot shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme strategjike së bashku me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nën ujore që është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm, jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali, po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të përtërishme."

Më tej ai vijoj duke i shprehur mirënjohjen e tij dhe po ashtu duke i lënë fjalën kryeminstres së Italisë , Giorgia Meloni-t.

"Më lini ta përmbyll duke shprehur mirënjohjen time edhe për dikë që sapo hyri në sallë dhe me të drejtë të gjithë u ngritët në këmbë që është kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila është këtu për të marrë pjesë në këtë javë fantastike të qëndrueshmërisë, por po kështu për ta bekuar këtë marrëveshje shumë të rëndësishme midis Italisë, Emirateve të Bashkuara arabe dhe Shqipërisë."