Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

FMN takim me Zv.Ministrat në Tiranë

26/11/2024

FMN takim me Zv.Ministrat në Tiranë

Ekipi FMN-së ndodhej në Tiranë për vizitën e tyre të Artikullit IV 2024 , Z. Ministrat e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Imovacionit Z. Sokol Duma dhe Z. Enkelejd Musabelliu ishin ata që e zhvilluan këtë takim me shefen e misionit të znj. Anke Weber dhe z. Sebastion Sosa , përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim të rëndësishëm, u diskutua mbi Partneritetet Publike Private (PPP) – një model kyç për investimet strategjike që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, si dhe për ndërmarrjet shtetërore të kontrolluara nga shteti, duke shqyrtuar sfidat dhe mundësitë për të rritur menaxhimin dhe eficiencën e tyre.

Vizita theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare dhe FMN-së, me qëllimin e përbashkët për krijimin e politikave të qëndrueshme që forcojnë ekonominë dhe inkurajojnë transparencën.