Foodini Delivery APP dhe Programi i Besnikerisë Happy prezantojnë partneritetin inovativ
di Redazione
06/03/2024
Një ndër kompanitë lider në tregun vendas për shpërndarje, Foodini, bëri një hap të madh drejt përmirësimit të eksperiencës së blerjes për klientët e saj duke aritur një partneritet të ri me programin me te madh te te besnikërisë ne vend, HappyCard, manaxhuar nga kompania OnSolutions, pjese e Balfin Group.
Foodini, me mbi 400 restorante partnere në Tiranë, ka qëllim të ofrojë mundësi të shumta zgjedhje të ushqimit të shpejtë dhe të shijshëm për klientët e tyre. Në anën tjetër, programi me i madh i besnikërisë Happy është një program i dizenjuar në mënyrë që klientët të përfitojnë zbritje të veçanta, ofertat më të mira dhe shërbimet më të personalizuara.
Programi Happy, që është pjesë e Grupit Balfin, aktualisht ka partnerë brandet më të mëdha dhe lider në fushën ku operojnë si: Spar, Neptun, Jumbo dhe Fashion Group Albania, Tirana Bank dhe më shumë se 500.000 anëtarë në të gjithë vendin.
Ky partneritet sjell përfitime të mëdha për klientët e Foodini dhe Happy. Tani, duke përdorur kartën e besnikërisë Happy për të porositur ushqim nëpërmjet Foodini, klientët përfitojnë nga zbritje ekskluzive në çmim, ofertat speciale në restorante të caktuar dhe përfitime të tjera të personalizuara për të bërë eksperiencën e tyre të blerjes më të këndshme.
Foodini ka një rrjet të gjerë të restoranteve partnerë në të gjithë Tiranën, duke ofruar një gamë të gjerë të ushqimeve për të plotësuar çdo preferencë.
Kombinimi i kësaj shumëllojshmërie me avantazhet e programit së besnikërisë Happy siguron një përvojë të shkëlqyer të blerjes për klientët e tyre të përbashkët.
Për më shumë informacione në lidhje me këtë partneritet dhe për oferta ekskluzive, shkarkoni aplikacionin Happy dhe Foodini.
Articolo Precedente
dev.al zgjerohet me blerjen e shumicës kontrolluese të Rubicon/Pago