Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Forcat e Armatosura përfundojnë urën Bailey në fshatin Lapardha 2, Berat, në ndihmë të komunitetit

05/02/2025

Forcat e Armatosura përfundojnë urën Bailey në fshatin Lapardha 2, Berat, në ndihmë të komunitetit

Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës përmes ndihmës së drejtpërdrejtë në komunitet. Së fundmi, një tjetër urë Bailey është përfunduar, duke shërbyer si një investim i rëndësishëm për banorët e fshatit Lapardha 2 në Berat.

Specialistët e Kompanisë së Urave të Batalionit të Xhenios kanë punuar për më shumë se dy javë për ndërtimin e një ure 27 metra të gjatë me një kapacitet mbajtës prej 40 tonësh. Ky projekt dëshmon përkushtimin e Forcave të Armatosura në përmirësimin e infrastrukturës në zonat e izoluara. Kjo është ura e dytë Bailey e ndërtuar nga Batalioni i Xhenios gjatë vitit 2025.

Në muajt në vijim, Forcat e Armatosura do të vijojnë ndërtimin e 10 urave të tjera në zona të ndryshme të vendit, duke konfirmuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të zhvillimit të komuniteteve.