Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Forumi “Balkan’s Business and Investment” mundësit e bashkëpunimit Shqipëris dhe Turqis

04/11/2024

Forumi “Balkan’s Business and Investment” mundësit e bashkëpunimit Shqipëris dhe Turqis

“Balkan’s Business and Investment” një forum i cili u organizua në Edirne , Turqi ku ishin të ftuar personalitete nga shum shtete të ndryshme midis tyre dhe zv. Ministrja e MEKI znj. Blerta Rama e cila mbajti fjalën e saj për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe turistik të dy vendeve.

Në fjalët e tyre, Prof. Dr. Ömer Bolat, Ministër i Tregtisë, dhe Mehmet Fatih Kacir, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë për Turqinë, vunë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve strategjike për rajonin. Ata nënvizuan rolin e Shqipërisë si pjesë kyçe e kësaj nisme, ndërsa përmendën gjithashtu Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën dhe Bullgarinë si pjesë të diskursit për një lidhje të qëndrueshme ekonomike ndërmjet këtyre vendeve. Ministrat theksuan se investimet dhe partneritetet e reja mund të sjellin përfitime të ndërsjella dhe të mbështesin zhvillimin ekonomik e stabilitetin afatgjatë për të gjithë rajonin.

Forumi i zhvilluar na ndihmon për të krijuar kontakte dhe mundësi të reja për investime që ndihmojnë në zhvillimin civil dhe ekonomik të vendit gjithashtu duke krijuar një të ardhme me idea të reja investimi , me inovacione dhe startupe të reja etj.