Forumi i Biznesit Shqipëri-Greqi , ministri Gonxhaj ndan pamjet
di Redazione
01/11/2024
Paraditen e sotme ministri Gonxhaj ndau pamjet nga forumi i Biznesit mes Shipërisë dhe Greqisë, aty ku morën pjesë shumë personalitete të ndryshme nga të dyja anët.Shqipëria dhe Greqia po theksojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e bashkëpunimit për të fuqizuar lidhjet ekonomike dhe për të krijuar mundësi të reja për investime, tregti dhe zhvillim të përbashkët. Duke qenë se Shqipëria po përjeton një periudhë të qëndrueshme ekonomike, e reflektuar në Progres Raportin dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, si dhe në përmirësimin e vlerësimit nga agjencia ndërkombëtare Moody’s, zgjerimi i marrëdhënieve me Greqinë është parë si një mundësi strategjike për të dy vendet.
Ky bashkëpunim synon jo vetëm të nxisë investimet dhe iniciativat biznesore të përbashkëta, por edhe të forcojë urat lidhëse për një sinergji të qëndrueshme ekonomike, e cila sjell mirëqenie të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe mbështet zhvillimin e gjithanshëm të rajonit. Shqiptarët dhe grekët do të përfitojnë nga një treg më i hapur dhe mundësi të reja të punësimit dhe zhvillimit, duke kontribuar në një ekonomi më të fortë dhe më të integruar në të ardhmen e afërt.
Forcimi i partneritetit Shqipëri-Greqi përmes nismave të reja pritet të rrisë interesin për investime të huaja, si dhe të mbështesë më tej përparimin e Shqipërisë drejt qëllimeve integruese europiane dhe përparimit ekonomik.
"Vendi ynë është në një stad shumë të mirë ekonomik, çka dëshmohet nga Progres Raporti dhe çelja e negociatave me BE-në, si edhe nga përmirësimi i vlerësimit nga Moodys, ndaj zgjerimi i urave lidhëse dhe sinergjia midis dy vendeve tona është prioritet kyç për të mirën e popujve tanë, mirëqenies direkte dhe zhvillimit ekonomik."- shprehu ai në rrjete sociale
Articolo Precedente
1 Nëntori , Dita e Shenjtorëve