Fresh Line sjell Helios: Nga mbrojtja te rikuperimi, një koleksion i plotë për lëkurën
di Redazione
12/06/2025
Fresh Line, një nga markat më të njohura në Shqipëri për kujdesin e lëkurës si për femra ashtu edhe për meshkuj, prezantoi më 9 qershor 2025 linjën e saj më të re, Helios. Në një event të organizuar për nisjen e sezonit të verës, Fresh Line solli një koleksion që bashkon mbrojtjen me përkujdesjen.Një koleksion që përqafon rrezet e diellit, por pa dëmtuar lëkurën nga rrezatimi i tepërt.
Helios përfshin gjithçka që i nevojitet trupit gjatë muajve të nxehtësi vajra që i japin lëkurës shkëlqim dhe hidratim, kremra mbrojtës për të gjitha moshat, si dhe qumësht After Sun, për të rikuperuar dhe qetësuar lëkurën pas ekspozimit në diell, në mënyrë të shëndetshme dhe efektive.
Helios After Sun Milk – Qumësht qetësues pas diellit për trupin dhe fytyrën
Pas një dite në diell, lëkura ka nevojë për më shumë sesa thjesht pushim. Helios After Sun Milk është qumështi i lehtë që qetëson, freskon dhe rikthen balancën e lëkurës në trup dhe fytyrë. Ai ndihmon në rigjenerim dhe zbutje të skuqjes. Falë mentolit, ndjesia e freskisë është e menjëhershme, ndërsa tekstura përthithet pa lënë asnjë gjurmë yndyre. Një zgjedhje e domosdoshme për çdo lloj lëkure për ta përfunduar ditën me po aq kujdes sa e nisi.
Helios Tanning Body Oil – Vaj për nxirje me shkëlqim natyral, në dy versione SPF10 dhe SPF30
Kur dëshiron një nxirje të bukur, por nuk bën kompromis me kujdesin, vajrat Helios SPF 10 dhe Helios SPF 30 janë zgjedhja e duhur. Ata hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën gjatë ekspozimit në diell, duke i dhënë asaj një shkëlqim të qëndrueshëm dhe të natyrshëm. SPF 10 është ideal për orët më të buta të ditës, ndërsa SPF 30 ofron mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA/UVB. Formula e lehtë përthithet shpejt, nuk lë ndjesi yndyre dhe lë pas vetëm ndriçim dhe një nxirje të njëtrajtshme.
Helios Milky Sunscreen for Face & Body – Krem mbrojtës në dy versione: SPF30 dhe SPF50
Kremrat Helios Milky Sunscreen SPF 30 dhe Helios Milky Sunscreen SPF 50 janë zgjidhje të besueshme për mbrojtje të përditshme ndaj diellit si për trupin, ashtu edhe për fytyrën. Me një teksturë të lehtë dhe përthithje të menjëhershme, ato nuk rëndojnë lëkurën dhe janë ideale për çdo ditë të nxehtë vere. SPF 30 është perfekt për përdorim të përditshëm, ndërsa SPF 50 ofron mbrojtje të lartë për lëkurat më të ndjeshme ose gjatë ekspozimeve më të ekspozuara në diell.
Helios Face Sunscreen – Krem për fytyrën, në dy versione: klasik SPF50 dhe me ngjyrë SPF30
Kur vjen puna te mbrojtja e përditshme e fytyrës, Helios vjen me dy alternativa të menduara me kujdes: një me ngjyrë dhe një pa ngjyrë. SPF 30 Tinted është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një ton të unifikuar dhe një pamje natyrale, pa nevojën e grimit. Ndërsa SPF 50, me formulë transparente, është perfekt për lëkurat më të ndjeshme dhe për ditët kur dielli është më i fortë. Të dy kremrat përthithen shpejt, nuk rëndojnë lëkurën duke e lënë të mbrojtur, të ushqyer dhe të freskët gjatë gjithë ditës.
Helios nuk është thjesht një linjë verore, por një mënyrë e veçantë për t’u kujdesur për lëkurën në ditët më të nxehta. Me përbërës të përzgjedhur dhe tekstura të lehta, Fresh Line sjell një rutinë që nis me mbrojtje dhe mbyllet me rigjenerim. Sepse dielli ikën, por lëkura mbetet dhe kujdesi i sotëm reflektohet gjatë gjithë jetës.
Articolo Precedente
Shqipëria dhe Turqia, aleatë për paqen dhe sigurinë në vizitën zyrtare të Elisa Spiropalit në Ankara
Articolo Successivo
Vet Hospital , Rama : Aty ku humanizmi takon kujdesin shëndetësor