Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Genti Sejko kryen takim me Ambasadorin e Delegacionit të BE në Shqipëri , SH.T.Z Silvio Gonzato

22/11/2024

Genti Sejko kryen takim me Ambasadorin e Delegacionit të BE në Shqipëri , SH.T.Z Silvio Gonzato

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim kortezie me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, SH.T.Z. Silvio Gonzato, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Gjatë bisedës, Guvernatori Sejko shprehu mirënjohjen e tij ndaj Ambasadorit Gonzato për hapjen zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me Bashkimin Evropian, një moment historik që përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Guvernatori Sejko shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij ndaj z. Gonzato për mbështetjen teknike që Bashkimi Evropian ka ofruar për forcimin e kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë. Kjo ndihmë, e realizuar nëpërmjet fondeve IPA dhe programeve Twinning, ka kontribuar në fusha kyçe të bankingut qendror, si stabiliteti makroekonomik dhe financiar, auditimi, mbikëqyrja dhe sistemet e pagesave. Këto përpjekje synojnë të mbështesin përgatitjet e Bankës për integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore dhe më tej, në Eurosistem.

Ambasadori Gonzato vlerësoi gjithashtu punën e Bankës së Shqipërisë në përballimin me sukses të sfidave dhe në sigurimin e stabilitetit financiar në vend. Ai theksoi se ky stabilitet është një parakusht i rëndësishëm për të tërhequr investitorët, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja në Shqipëri.