Gjendet një foshnje e braktisur/ Policia shqyrton ngjarjen e rëndë
di Redazione
08/11/2023
Në kryeqytet ditën e sotme është raportuar nga Policia një tjetër ngjarje e rëndë.
Në bodrumin e një pallati në Tiranë, është gjetur një foshnje e braktisur.
Bëhet me dije se ka qenë një banor i zonës së Yzberishtit, i cili ka gjetur beben e lënë në mëshirë të fatit këtë të mërkurë.
Ai ka dëgjuar të qarat dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Foshnja ishte e mbështjellë me batanije.
I porsalinduri është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Policia vazhdon hetimet për zbulimin e personit që e ka braktisur.
Articolo Precedente
Marrëveshja Itali-Shqipëri/Çfarë parashikon për detyrimet e vendit tonë dhe atij fqinj
Articolo Successivo
TaoTao: Vendi Ideal për Lojërat Interaktive Teknologjike Për të Gjithë Fëmijët