Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Gjenerallejtënant Arben Kingji , në një vizitë zyrtare në Itali

25/04/2025

Gjenerallejtënant Arben Kingji , në një vizitë zyrtare në Itali

Me ftesë të shefit të Shtabit të Mbrojtjes së Italisë, gjeneral Luciano Portolano, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral-lejtnant Arben Kingji, realizoi një vizitë zyrtare në Itali. Gjatë takimit me gjeneral Portolano, gjeneral-lejtnant Kingji shprehu falënderimet për mbështetjen e çmuar të Italisë, si një vend mik që ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura dhe në rritjen e ndërveprueshmërisë së tyre.

Gjeneral-lejtnant Kingji i vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë si të veçanta, duke theksuar se kjo pasqyrohet edhe në bashkëpunimin ushtarak, si në nivel dypalësh, rajonal, ashtu edhe brenda Aleancës së NATO-s.

Gjatë takimit, të dy homologët biseduan mbi situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke nënvizuar rëndësinë e pranisë së KFOR në Kosovë për të garantuar paqe dhe siguri në rajon.

Gjatë takimit, gjeneral-lejtnant Arben Kingji dhe gjeneral Portolano riafirmuan vullnetin për të forcuar më tej bashkëpunimin, si në kuadër të iniciativave rajonale dhe stërvitjeve të përbashkëta, ashtu edhe në kuadër të planeve të Shkurajimit dhe Mbrojtjes së NATO-s.