Godina ikonike në Bulevardin e Ri/ `Chybik+Kristof` shpallet fitues i konkursit
di Redazione
09/11/2023
Në Bulevardin e Ri do të ngrihet një godinë ikonike dhe për krijimin e saj është shpallur fituese e garës studioja Chybik+Kristof. Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se ky zgjerim i kryeqytetit është një domosdoshmëri, një perspektivë zhvillimi. Ai tha gjatë konkursit se në këtë mënyrë do të ndërtohet Tirana e 100 viteve të ardhshme.
“Jam vërtet krenar që e gjithë skuadra jonë, skuadra e planifikimit në nivel qendror, por edhe në nivel lokal, ka krijuar këtë traditë fantastike ku ne bashkëpunojmë me sektorin privat, duke organizuar një konkurs për idetë më të mira. Kemi parë që nga idetë kemi pasur vetëm përfitime. Ideja më e mirë, siç ka qenë konkursi për Plazza-n, është kthyer në një ndërtesë ikonike,”- tha Veliaj.
Erion Veliaj theksoi se zona e Bulevardit të Ri është një zonë ku po bëhet investimi më i madh në kryeqytet. Është i pari projekt madhor i bashkisë me të gjitha shërbimet.
Është marrë gjithashtu një grant nga qeveria e Katarit dhe për Bulevardin e Ri. Do të bëhet një zgjatim kështu i Tiranës. Tirana me ndërtesat e saj sa vjen e zgjerohet gjithnjë e më tepër. Në garën e mbajtur ishin pjesëmarrëse 5 studio ndërkombëtare. Vendin e dytë e zuri studioja XDGA, vendin e tretë Atelier Martel.
Duke marrë parasysh historitë lokale dhe specifikat mjedisore, studio Chybik+Kristof punon në fushat e arkitekturës, urbanizmit, kërkimit, arsimit dhe në një gamë të gjerë projektesh, duke filluar nga zhvillimet urbane deri tek ndërtesat publike dhe private.
Articolo Precedente
Mozilla Firefox, shfletuesi web që sfidoi Microsoft Internet Explorer në 2004