Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Gonxhja: Liria e punësimit, një e drejtë bazë në tregun e përbashkët të BE-së

14/04/2025

Gonxhja: Liria e punësimit, një e drejtë bazë në tregun e përbashkët të BE-së

Në Luksemburg zhvillohet Konferenca e Katërt Ndërqeveritare, ku pritet hapja e negociatave për Grup-Kapitullin 2 – “Tregu i Brendshëm”, që mbulon lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, kapitalit dhe shërbimeve, si edhe fusha të rëndësishme si konkurrenca, shërbimet financiare dhe mbrojtja e konsumatorit.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit udhëheq negociatat për 7 kapituj, mes tyre edhe “Lëvizja e lirë e punëtorëve”, duke bashkërenduar punën e 10 institucioneve për të siguruar përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja shprehu se lëvizja e lirë e punëtorëve është një nga të drejtat themelore në tregun e përbashkët evropian.

Sipas tij, kjo u jep qytetarëve shqiptarë të drejtën për të hyrë, punuar dhe jetuar në çdo shtet të BE-së me të njëjtat kushte si qytetarët evropianë, duke përfshirë sigurimet shoqërore, përfitimet sociale, tatimet dhe kushtet e punës.

“Shqipëria po hedh hapa të sigurt drejt të ardhmes evropiane, me më shumë të drejta, më shumë mundësi dhe më shumë dinjitet për çdo qytetar”, shprehu ministri Gonxhja.