Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Gonxhja në 'Investor Support Days': Mbështetje për investimet italiane dhe lançimi i aplikacionit të ri për investitorët

18/10/2024

Gonxhja në 'Investor Support Days': Mbështetje për investimet italiane dhe lançimi i aplikacionit të ri për investitorët

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale pamje nga aktiviteti “Investor Support Days” i organizuar nga AIDA, ku u theksua rëndësia e vazhdimit të mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, të cilat aktualisht zënë vendin e dytë në listën e investimeve të huaja.

Në qendër të aktivitetit ishte dialogu me investitorët për të adresuar shqetësimet e tyre dhe për të përmirësuar klimën e investimeve. Përveç mbështetjes që AIDA ofron për investitorët, shumë shpejt do të prezantojmë një aplikacion mobil të dedikuar për investitorët që veprojnë në Shqipëri.

Nga ana e saj, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) do të angazhohet maksimalisht për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ofruar përkrahje të vazhdueshme për investitorët.