Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Hasani: Dezinformimi është një kërcënim për sigurin e rajonit

06/11/2024

Hasani: Dezinformimi është një kërcënim për sigurin e rajonit

Igli Hasani ndodhej në Komisionin e Posaçëm Parlamentar ku shprehu se dezinformi është një ndër problematikat më të mëdha në rajon dhe se Shqipëria si antare e NATO- dhe partnere e BE ka për detyrë të rrisë forcën e informaciont të qëndrueshëm sepse Shqipëria perballet me sfida nga më të ndryshmet.

“Një nga sfidat më shqetësuese të shoqërisë sonë mbetet dezinformimi. Ky fenomen po përballet në çdo shtet, përfshirë edhe Shqipërinë dhe po dëmton shumë shtylla të shoqërive tona demokratike. Në një kohë kur informacioni i rremë dhe manipulativ shpërndahet me qëllim polarizimin e opinioneve dhe shoqërisë dhe minimin e besimit te institucionet, është e rëndësishme të kuptojmë se nuk është thjesht një mjet për të krijuar konfuzion, por një armë që po përdoret për të destabilizuar, për të ndikuar në proceset politike dhe për të minuar demokracitë duke përdorur mjete të sofistikuara për të mbështetur axhenda të dëmshme”,shprehu ai.

Gjithashtu ai theksoj se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po jep maksimumin për luftën kundër dezinformimit dhe mbrojtjen.

"Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe veprimet konkrete si: Memorandumi me SHBA-të, anëtarësimi në Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride në Helsinki, si dhe bashkëpunimi me platformat digjitale janë hapat e parë drejt zhvillimit të politikave të përbashkëta për të luftuar dezinformimin dhe për të përmirësuar aftësitë tona, për të reaguar ndaj kërcënimeve hibride." shprehu gjithashtu ai.