Hasani mirëpret ambasadorin e ri të Spanjës, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit në BE
di Redazione
28/04/2025
Ministri i Jashtëm Igli Hasani i uroi mirëseardhjen ambasadorit të ri të Spanjës, Gabriel Cremades Ventura, në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani publikoi një foto me ambasadorin, duke vlerësuar mbështetjen e Spanjës për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Mirë se vini në Tiranë Ambasador Cremades! Urimet më të mira për një rrugëtim diplomatik të suksesshëm në Shqipëri."
“Jemi gjithnjë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës në rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe të vendosur për forcimin më tej të marrëdhënieve dypalëshe në fushat me interes të ndërsjellë”, shprehu Hasani.
Articolo Precedente
Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë