Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Hasani zhvillon takim me ambasadorët e Italisë dhe Sllovenisë: Theksohet përshpejtimi i integrimit të Shqipërisë në BE

06/02/2025

Hasani zhvillon takim me ambasadorët e Italisë dhe Sllovenisë: Theksohet përshpejtimi i integrimit të Shqipërisë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në takime të veçanta ambasadorin e ri të Sllovenisë, Jakob Štunf, dhe ambasadorin e ri të Italisë, Marco Alberti.

Gjatë këtyre takimeve, u theksua rëndësia e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe forcimi i partneriteteve strategjike me Slloveninë dhe Italinë në fusha të rëndësishme si ekonomia, kultura dhe diplomacia.

"Mirënjohës ndaj Italisë dhe Sllovenisë për mbështetjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë!"