Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Hekurudha Tiranë-Durrës, Rama: Një lidhje e shpejtë me 11 stacione përgjatë rrugëtimit

12/02/2025

Hekurudha Tiranë-Durrës, Rama: Një lidhje e shpejtë me 11 stacione përgjatë rrugëtimit

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka ndarë rrjete sociale pamjet e punimeve të hekurudhës Tiranë-Durrës.

Ai shprehet se hekurudha Tiranë-Durrës do të ketë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit , Tiranës dhe aeroportit “Nënë Tereza”.

"MIRËMËNGJES

dhe me disa pamje nga kantieri i Rilindjes së hekurudhës Tiranë - Durrës, e cila do të mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit “Nënë Tereza”, ju uroj një ditë të mbarë." , shprehu Edi Rama krahas pamjeve nga punimet për hekurudhën e re.

Në këtë kantier, që prej tetorit, është sjellë makineria moderne Tamping, e cila mundëson paketimin dhe shtypjen e çakëllit, duke rritur qëndrueshmërinë e binarëve. Gjithashtu, përmes saj kryhet korrigjimi i shtrirjes së shinave, duke i bërë ato paralele dhe të niveluara, për të siguruar një udhëtim sa më të rehatshëm.

Përveç punimeve ndërtimore civile, do të vijojë edhe ndërtimi i stacioneve, ku përgjatë kësaj linje do të jenë 10 të tillë, ndërsa faza e radhës do të jetë elektrifikimi.